Një rast i dëmtimit të pronës është raportuar të hënën mbrëma në Prishtinë, ku cak i sulmit ka qenë vetura zyrtare e një gjykatëseje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:00. Viktima, një femër kosovare me profesion gjykatëse, ka raportuar se një person i panjohur i ka vendosur një gur mbi veturën zyrtare, duke shkaktuar dëme materiale, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është iniciuar dhe po hetohet.
“Prishtinë 11.05.2026-20:00. Viktima femër kosovare (gjykatëse), ka raportuar se një person i panjohur, në veturën zyrtare i ka vendosur një guri mbi veturë duke ia dëmtuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”



Të tjera
Dallaveret me patentë-shoferë në Pejë, aktakuzë ndaj 12 personave
Si duken erëzat para se të vijnë në dyqan?
Kështu po poshtërohen të krishterët nga Izraeli…