Departamenti i Shtetit porosi Qeverisë Kurti: Të shqetësuar me hapat e njëanshëm, po rrezikohen mundësitë që SHBA i ndihmoi Kosovës t’i krijojë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë reaguar sërish kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të mos rrezikojë mundësitë për të cilat SHBA-ja thotë se ka ndihmuar Kosovën që t’i krijojë,

Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, gjatë një konference të mërkurën i kanë rekomanduar kryeministrit Kurti që të kthehet në bashkëpunim të afërt me SHBA-të, Bashkimin Evropian dhe NATO’n.

Po ashtu, ai ka thënë se SHBA-ja ka bashkëpunuar vazhdimisht me liderë politikë të Kosovës që të forcojnë paqen.

Miller u pyet se “cilat do të jenë masat ndaj Kurtit”, por ai refuzoi të përgjigjet për veprimet e së ardhmes.

“Nëse e shikoni rrëfimin që nga pavarësia e Kosovës, ShBA-ja e ka mbështetur fuqishëm integrimin e saj të plotë në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e multietnike. Por, për ta realizuar këtë vizion, që është vizion të cilin edhe ne e ndajmë, ne kemi bashkëpunuar me liderët e vazhdueshëm politikë të Kosovës në masa që forcojnë paqen dhe prosperitetin brenda ndërsa avancojmë Kosovën në këtë rrugë euro-atlantike në të cilën jeni pajtuar.  Do ta inkurajonim qeverinë e Kosovës të kthehet në angazhim të afërt dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe me partnerët tjerë të afërt ndërkombëtarë të Kosovës dhe e kemi bërë atë të qartë, siç po e bëj tani publikisht, ia kemi bërë të qartë qeverisë edhe privatisht”, ka deklaruar ai.

Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur një numër të pikave të Postës Serbe në Kosovë, si dhe kanë paralajmëruar hapjen e urës së ibrit.

Këto politika kanë gjetur kundërshtim nga SHBA-ja, duke i kërkuar Kurtit që të mos ndërmerr veprime të pakoordinuara.

Të mërkurën në veri te Mitrovicës është mbajtur një protestë paqësore  e serbeve lokalë që kundërshtojnë hapjen e urës.

Këtë gjë e kundërshton edhe Beogradi zyrtar, duke akuzuar autoritetet e Kosovës që po “duan tensione”.