Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ka dalë në mbrojtje veprimeve të vëllait të tij, Gafurr Dugolli, i cili vjedhurazi tentoi t’ia jepte tenderin për ushqim të FSK’së firmës ‘Hajdini Commerce’. Deputeti, së këndejmi, ka hedhur akuza në drejtim të kompanisë që ka pasur tenderin për ushqim të ushtrisë deri më tani, ‘Beni Dona’-s.
Dugolli, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka pohuar se ‘Beni Dona’ kishte “helmuar një numër ushtarësh”.
“Deputetë të LDK-së sikurse nja 2-3 portale kur flitet për çështjen e ushqimit të FSK-së flasin si me përbuzje duke përmendur ‘’gullashin’’ e ‘’pasulin’’, ama fakti që reagojnë për gullashin e pasulin e dikujt që për gjithë këto vite ka pasur monopolin në ushqim kjo tregon për goditjen që i ka bë qeverisja aktuale një kompanie të afërt pikërisht me këtë subjekt.
Për më shumë këta qëllimisht bëhen sikur nuk e kuptojnë që ushqimi në ushtri është çështje e ndjeshme dhe sigurie, dhe harrojnë sepse pikërisht kjo kompani (përveçse një varg parregullsish të evidentuara me vrejtje serioze) kishte helmuar kohë më parë me ushqim një numër ushtarësh.
Në fytyrat e Hykmetes, Doarses e Rukiqit është e vërtetë që nuk shihet pasuli e gullashi sepse këta janë të një shtrese tjetër, por ama shihen qartë grupet e interesit“, thuhet në postimin e Dugollit.
Të tjera
Olta Gixhari, opinioniste e Big Brother Vip Kosova 3
Kush është bukuroshi që e shoqëroj Kaderin mbrëmë?
Bekë Berisha: Qysh çohet burri me musteqe i thotë babë Kurtit