Sonte në Pressing të ftuar janë dy zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj e Berat Rukiqi, ku përballë tyre në studio janë panelistët Dibran Hoxha e Burim Ramadani.
Zogaj thotë se skandali për Rezervat Shtetërore është një prej skandaleve më të mëdha në vendin tonë kohëve të fundit.
“Është një prej skandaleve më të mëdha të vendit tonë kohëve të fundit, për shkak të dëmit që ju ka bë buxhetit të vendit, e dyta kemi të bëjmë me një ministre e cila është në detyrë dhe e treta që vjen nga një qeveri e cila ka ardh në pushtet me propagandën e luftës së korrupsionit, e tash I bijnë krejt perdet, edhe e shohim qartazi se si ka funksionuar kjo qeveri në mandatin e fundit”, tha ai.
Tutje, Zogaj thotë se kjo qeveri u ka dhënë tendera miqve të tyre.



Të tjera
Si ta shmangni djersitjen
Pse burrat martohen menjëherë pas ndarjes nga një lidhje e gjatë?
Ky është aktiviteti fizik që mbron zemrën tuaj 70% më shumë se çdo gjë tjetër