Lëvizja e Vetëvendosje shprehet e bindur në fitoren e saj në zgjedhjet e 9 shkurtit. Duke folur për intensifikimin e parafushatës zgjedhore ditëve të fundit, deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi tha se çdo aktivitet i kësaj partie është një mobilizim i natyrshëm dhe jo një fushatë.
Ai shprehet i bindur në një fitore plebishitare në zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se tri partitë opozitare po bëjnë garë për vendin e dytë e të tretë si dhe për kalim të pragut zgjedhor.
“Mobilizim është i natyrshëm, s’shoh mobilizim specifik jashtë vlerësimeve të zakonshme ne po punojmë shumë për të komunikuar me qytetarët për atë që janë në proces… LVV-ja natyrisht me kushtin që s’tingëllon arrogant në kuptimin elektoral në jemi të bindur për fitore të madhe të nëntë shkurti për një fitore plebishitare nëse jo njëjtë më fitoren e 14 shkurtit Dhe me te madhe me të fuqishme për të vazhduar zhvillimin e Kosovës. Është e dukshme që gara elektorale në Kosovë ka dy dimensione; e para VV-ja po goditet dhe sulmohet nga të gjitha anët dhe synimi për ta zbritur nën 50% që mos të ketë mundësi si e vetme ta krijoj Qeverinë dhe dimensioni tjetër është gara që po bëjnë tri partitë tjera me njëra tjetrën e dikush për vendin e dytë dhe të tretë e dikush për kalime pragut. Por edhe gara mes tyre po bëhet duke e goditur VV-në sepse po tentojnë të mposhtin njëra-tjetrën për vendin e dytë dhe tretë apo ta kalojnë pragun elektoral me përmasën se kush po e godet më shumë VV-në e Qeverinë Kurti”, tha deputeti Rrustemi për RTV21.
Sa i përket tubimeve me mërgatën të kryeministrit Kurti dhe ministres së Jashtme, Gërvalla të bëra së fundmi jashtë vendit, Rrustemi mohoi se ato janë bërë në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Në asnjë mënyrë çdo vizitë e kryeministrit dhe ministrja e jashtme në vende të ndryshme e kemi shfrytëzuar mundësinë për të takuar bashkatdhetarët tanë. Pa dallime partiake pavarësisht bindjeve politike por në rrafshin e lidhjeve te drejtpërdrejta me mërgimtaret. Derisa aktivitet që zhvillohen nga VV ja janë aktivitete tjera janë publike dhe kane karakter politik organizativ e mobilizues për zgjedhje. Duhet ti dallojnë këto aktivitete kur kryeministri paraqitet si kryeministër për takime me bashkatdhetarë dhe aktivitet mobilizuese te lëvizjes kur kryeministri është ne cilësinë e kryetarit të Vetëvendosjes, tha Rrustemi.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë