Deputeti i Kuvendit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se çështjen e njohjes së Kosovës do ta shqyrtojë një president i ardhshëm, dhe jo Volodymyr Zelensky.
“Nëse do të ishte në dorën time do ta bëja shumë kohë më parë, por ky nuk është vendim që mund ta marrë unë por presidenti i Ukrainës. Nuk e di se kur kjo mund të ndodh por besoj se presidenti i ardhshëm i Ukrainës do ta ketë në dorë çështjen e njohjes së Kosovës”, u shpreh deputeti ukrainas për Klan Kosova.
Goncharenko thotë se e ka ngritur këtë çështje në Kuvendin ukrainas, mirëpo nuk ka kaluar. Megjithatë, ai është i mendimit se “herët a vonë” një gjë e tillë do të ndodhë.
“Ukraina nuk e ka njohur Kosovën si një shtet të pavarur tani që po flasim. E kam dërguar këtë çështje edhe në Parlamentin e Ukrainës dhe fatkeqësisht nuk ka kaluar, por besoj se herët a vonë Ukraina do ta njohë shtetin e Kosovës, kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe e dimë se çfarë përkrahje kemi pasur nga Kosova gjatë pushtimit rus në vendin tonë, kjo është situata për momentin”, deklaroi Goncharenko.



Të tjera
Policia moldave gjen më shumë prova për grupin që dyshohet se u trajnua në Serbi për nxitjen e trazirave në Moldavi
Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë
Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon