Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të PDK-së se gjatë një takimi me dy përfaqësues të BE-së kanë kërkuar që mos t’i tërhiqen masat Kosovës.
Sipas saj, nëse ndodh një gjë tillë do të ndikonte pozitivisht në procesin zgjedhor në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.
E pyetur nëse ka fakte për një gjë të tillë, deputetja Kryeziu tha se këto informacione i kanë marrë nga kontaktet që kanë me përfaqësusesit e BE-së.
Kryeziu refuzoi t’i përmend emrat e tyre.
Të tjera
Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit