Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur konfirmimin e Komisionit Evropian për zbatimin e plotë të vendimit për heqjen e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, transmeton KosovaPost.
Përmes një postimi në platformën X, Osmani theksoi se ky vendim ishte paralajmëruar që në dhjetor nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor.
Ajo falënderoi Komisionin Evropian dhe shtetet anëtare për mbështetjen në përmbylljen e kësaj çështjeje, duke nënvizuar se heqja e masave të padrejta ka pasur ndikim pozitiv për qytetarët e Kosovës, të cilët ishin prekur nga këto masa.
Në të njëjtën kohë, presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me Bashkimin Evropian dhe për të avancuar në rrugën drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.




Të tjera
Përfitimet shëndetësore nga fasulet
Lajm i keq për Juventusin, lëndohet Kenan Yildiz – s’luan në ndeshjen vendimtare
Merz propozoi anëtarësimin e asociuar të Ukrainës në BE, Zelensky: Do të ishte e padrejtë