Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar në lidhje me ndalohimin e pesë policëve për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit në Lipjan.
Ai tha se kjo dëshmon për punë të pavarur e të shpejtë të Prokurorisë dhe u shpreh se drejtësia duhet të shkojë deri në fund, përcjell KosovaPost.
“Veprimi i Prokurorisë Themelore të Prishtinës me vend dhe për t’u përshendetur. Policët e dyshuar janë ndaluar dhe kjo dëshmon për punë të pavarur e të shpejtë të Prokurorisë”.
“Drejtësia të shkojë deri në fund. Rasti tash duhet të mbetet në profesionalitetin e drejtësisë sonë”, ka shkruar Ramadani në Facebook.
Të tjera
Manchesteri ngjyroset me të kaltër, City mposht bindshëm Unitedin
Barcelona me rezultat tenistik ndaj Valencias
Vuçiq sërish e angazhoi Radoiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim