Ka dështuar të mbahet seanca fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Sami Kurteshit, Driton Çaushit dhe Valon Hotit, të akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për pengim të arrestimit të Albin Kurtit dhe të tjerëve gjatë vitit 2017.
Seanca dështoi pasi që të akuzuarit deklaruan se nuk janë të pajisur me shkresa të lëndës, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Për çka gjykatësja e rastit, Valbonë Fejza e obligoi prokurorin Blerim Igrishta që në afat prej tre ditësh t’i pajisë të akuzuarit me shkresa të lëndës.
Paraprakisht, i akuzuari Kurteshi tha se nuk e di se për çfarë rasti është paraqitur në Gjykatë.
Sipas aktakuzës, Çaushi dhe Kurteshi ngarkohen se më 24 nëntor 2017, rreth orës 8:30 në afërsi të Kuvendit të Republikës se Kosovës derisa Policia ka qenë duke i zbatar detyrat e punës, zbatimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për arrestimin e Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Albulena Haxhiut, Kurteshi dhe Çaushi në bashkëkryerje i kanë penguar personat zyrtarë në realizimin e detyrave zyrtare.
Aty thuhet se të njëjtit me anë të përdorimit të forcës, kanë penguar zyrtarët policorë për realizimin e detyrave të tyre.
Sipas aktakuzës, Kurteshi dhe Çaushi kanë penguar zyrtarin policor Besnik Morina duke e tërhequr për trupi dhe pastaj duke e grushtuar në pjesë të ndryshme të trupit, e që Morina pësoi lëndime të lehta trupore të shkaktuara nga veprimi i të akuzuarve.
Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës, Valon Hoti akuzohet se derisa Policia ka qenë duke i transportuar me veturë zyrtare të arrestuarit- Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu, ka bërë përpjekje të ndalojë transportimin e atëkohë deputetëve, duke goditur automjetin zyrtar të policisë me mjet të fortë. Kështu, Policisë i ka shkaktuar dëm material.
Andaj për këto veprime Hoti ngarkohet me veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” nga neni 333, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Të tjera
Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë
Abdixhiki do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion
S’ta kom idenë kush janë”, Peci flet për kontratën e dyshimtë të fabrikës për mbetjet shtazore