Trupi i pajetë i tashmë të ndjerit, Eraldo Nevruzit, recepsionistit të vrarë në Dhërmi u gjet paraditen e sotme nga Policia e Vlorës.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit bëhet me dije se si rezultat i informacioneve të siguruara nga hetimi dhe i kërkimeve, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit E. N., në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno.
Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dhe dy bashkëpunëtorë të pronarit si edhe pronari i hotelit.
Hetimet në lidhje me ngjarjen po vijojnë për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të vrasjes.



Të tjera
Më shumë perime për disponim të mirë
A ju bën çokollata më të mençur?
10 karakteristikat e njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale