Mesfushori i Milanit, Ruben Loftus-Cheek, ka pësuar një lëndim të rëndë në humbjen 1-0 nga Parma në “San Siro”.
30-vjeçari u përplas me portierin kundërshtar, duke pësuar frakturë alveolare (thyerje e pjesës kockore ku mbahen dhëmbët) dhe duke humbur disa dhëmbë.
Ai u largua me barrelë dhe u dërgua menjëherë në spital, ku pritet ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas mediave italiane, ai do të mungojë disa muaj dhe ky është lajm i keq për Milanin por edhe për Kombëtaren e Anglisë, pasi ishte rikthyer në planet e Thomas Tuchel.
Përpos që do t’i mungojë Milanit në këtë periudhë të rëndësishme të Serie A, mesfushori vë në pikëpyetje pjesëmarrjen edhe në Botërorin e këtij viti me “Tre Luanët”.



Të tjera
Angazhimi FSK-së në Gazë, hap strategjik për afirmim ndërkombëtar
Osmani s’i ka të garantuara nënshkrimet e PDK-së për një mandat të dytë
Si të zhvilloni një personalitet të fuqishëm?