Një bager i një kompanie përgjegjëse për rrënimin e objekteve pa leje në Mitrovicë të Jugut është djegur mbrëmë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Faton Peci. Ai ka thënë se ky është veprim kriminal.
“E dënoj ashpër këtë akt makabër e qyqar. Ky veprim kriminal përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike. Por, të gjithë ata që me akte të tilla kriminale e kërcënuese mendojnë se na frikësojnë e kanë gabim. Lufta jonë ndaj paligjshmërisë, kriminalitetit e parregullsisë nuk do të ndalet. Në anën tjetër, organeve të rendit ju bëj thirrje të intensifikojnë veprimet e tyre për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit”, ka shkruar ai.
Komuna e Mitrovcicës ka nisur rrënimin e disa objekteve paleje.



Të tjera
Mbyllet për qarkullim aksi rrugor nga Rozhaja drejt pikës kufitare Kulla
Hamza takohet me Malajn: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku
Kosova me dy sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”