Shqiptarëve në këtë rast u është referuar me termin “Šiptarë”, një shprehje që zakonisht përdoret në mënyrë nënçmuese ndaj shqiptarëve në Serbi.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Radovanoviq ka kërkuar që personi përgjegjës të dënohet publikisht për nxitje të urrejtjes kombëtare.
Ndërkohë, në rrjetin social Facebook ka reaguar edhe Radomir Dimiq, i cili ka dënuar rastin.
“Si kryetar i Kosovës multietnike, dënoj ashpër vendosjen e posterëve në furrën e bukës së një shqiptari në qytetin serb të Kruševcit, me mbishkrimet “Mos harro Gazimestanin” dhe “Mos blini te shqiptarët”. Ky nuk është rasti i parë që shqiptarët në Serbi quhen në mënyrë fyese “šiptarë”. Prandaj, autorët që kanë menduar dhe shkruar këtë duhet të ndëshkohen sipas ligjit, për nxitje të urrejtjes ndëretnike. E njëjta vlen për të gjithë ata që nxisin ndjenja kombëtare dhe urrejtje apo jotolerancë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Njëkohësisht, i bëj thirrje studentëve që të reagojnë dhe të tregojnë solidaritet me pronarin e furrës, si dhe të kundërshtojnë çdo formë të etno-nacionalizmit”, ka shkruar Dimiq në Facebook.



Të tjera
Zyrtari në Kaçanik i kërkon 600 euro qytetarit për t’i ‘kryer punë’, përfundon në pranga
“I pamoralshëm, njeri i keq, dezinformues”: Pse Behgjet Pacolli u reagoi ashpër Berat Buzhalës dhe Vehbi Kajtazit?
Federata e Belgjikës akuzon FIFA-n në rastin Balogun: Nuk kemi marrë asnjë shpjegim