Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (CPT), të udhëhequr nga Victor Zaharia.
Në kuadër të këtij takimi, z. Zaharia, në emër të delegacionit, paraqiti shkurtimisht raportin e hartuar pas vizitave të realizuara në institucionet vartëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim të verifikimit të respektimit të të drejtave të njeriut në fushat përkatëse.
Ministri Sveçla e njoftoi delegacionin mbi angazhimet e institucioneve tona për zbatimin e rekomandimeve nga raporti paraprak dhe me këtë rast theksoi se do të ketë angazhim maksimal në trajtimin e gjetjeve të evidentuara në kuadër të kësaj vizite, të cilat pritet të publikohen në raportin që do të bëhet publik gjatë muajit korrik të këtij viti.
Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministri Sveçla falënderoi delegacionin e Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet tona në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve, me qëllim të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.



Të tjera
Çmimet në janar 5.8 % më të larta se një vit më parë
Fjalët përmbyllëse ishin analitike, besoj fuqishëm se mund të lirohen të gjithë të akuzuarit
Sali Berisha uron besimtarët myslimanë në prag të nisjes së Ramazanit