Nga Sukthi ku ka zhvilluar ‘Foltore’ me banorët e kësaj zone, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Madhërueshëm të Ramazanit që nis ditën e nesërme.
“Të dashur demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë të Sukthit, zonave përreth, i nderuar zoti kryetar i degës, të nderuar zotërinj deputetë, veprimtarë, kandidatë për deputetë, veprimtarë të PD.
Së pari, duhet ta filloj fjalën time me një urim nga zemra për të gjithë ata, të cilët nisin nesër muajin e madhnueshëm të Ramazanit, urimi im është:
Zoti ua pranoftë dhe agjërim të lehtë’, u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha.



Të tjera
Reagon shkurt Hoti pasi konfirmohet bashkëpunimi me Osmanin, për çka ka qenë kundër
Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik
Bajrami dhe Hoti bojkotuan mbledhjen e Kryesisë ku u vendos për të garuar bashkë me Vjosa Osmanin