Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional.
Krerët e shtetit nuk kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, por as nuk kanë shkruar në nderim të kësaj dite.
Ndërkohë, shoqatat e dala nga lufta e fundit në Kosovë, kanë organizuar me dhjetëra aktivitete në nderim të dëshmorëve të të gjitha periudhave të historisë shqiptare.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në OVL-UÇK, Xhavit Jashari ka kritikuar institucionet, duke thënë se të njëjtat “kanë punë më të mençme”.
Jashari: Aktivitete anë e kënd Kosovës në nderim të dëshmorëve të luftës çlirimtare
“Aktivitete anë e kënd Kosovës dhe Shqiptarisë në koordinim me Tiranë edhe me Shkupin, jemi duke i bërë aktivitete, nderim edhe në respekt të dëshmorëve të luftës çlirimtare, deri në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës”, deklaron ai.
Dita e Dëshmorëve të Kombit është vendosur si ditë kombëtare për të kujtuar sakrificën e mijëra dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Megjithatë, nga institucionet nuk ka agjendë zyrtare se do të ketë ndonjë aktivitet në nder të kësaj dite.
Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme me godit luftën e UÇK-së
“Institucionet kanë punë më të mençme, me sha luftën, me fy luftën, me degradu luftën. Përpjekje të kota janë këto, por kanë punë më të mençme me godit luftën e UÇK-së, me shpif e me rrejt për luftën e UÇK-së…Ata kanë punë më të mençme edhe ata e kanë gabim nëse mendojnë pa luftën, pa sakrificën, pa rrugën e bërjes së lirisë mendojnë që kanë krijuar institucionet. Institucionet janë krijuar pas luftës dhe në radhë të parë duhet me i çmua këto vlera edhe me ua dhënë vendin e merituar”, shprehet ai.
Në seancën e sotme është mbajtur një minutë heshtje për ndër të 5 majit-Ditës së Dëshmorëve të Kombit.
Deputetët e Listës Serbe nuk janë ngritur në këmbë, por kanë qëndruar ulur.
Dita e Dëshmorëve të Kombit nuk figuron në kalendarin zyrtar të shtetit, ku edhe 26 vjet pas luftës nuk ka datë zyrtare për nderimin e dëshmorëve.
Të tjera
Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
Deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer ve*tëvrasje
FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve