Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e hënë) ndaj Gjeorgjisë në udhëtim në kuadër të rrethit të katërt të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e cila do të nis me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ‘Mikheil Meskhi’ në Tbilisi ka një rëndësi të madhe për kuqezinjtë.
Pas dy humbjeve radhazi, të besuarit e Sylvinhos do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mbajtur ‘gjallë’ shpresat për kualifikim nga grupi si lider.
Në përballjen e fundit mes këtyre dy kombëtareve e cila u zhvillua në ‘Air Albania’, djemtë tanë ishin të pafat dhe humbën minimalisht me rezultat 1-0.
Momentalisht Shqipëria numëron tri pikë dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë teksa grupin e udhëheq pikërisht Gjeorgjia me gjashtë sosh aq sa ka edhe Republika Çeke në vendin e dytë.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë