Një foto e vjetër e Lionel Messit dhe Lamine Yamal sa ishte një foshnje po bëhet virale në rrjetet sociale.
Në faqen e babait të Lamine Yamal në Facebook, fansat gjetën foto të vjetra të postuara në vitin 2011.
Ndër fotot e Yamal si bebe, ka një të veçantë – një foto e Leo Messit duke qeshur me një fëmijë.
Megjithatë, nuk shkoi larg dhe një faqe e fansave të Yamal publikoi në llogarinë e tyre në Twitter, imazhin në të cilin shihet Messi sa ishte i ri duke përkëdhelur një foshnjë… i cili është vetë Yamal!
Përveç kësaj, edhe datat përputhen – Leo kishte një prerje flokësh në foto në vitin 2007, pikërisht në vitin kur lindi Yamal.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se keni nevojë për kalcium
Florentino Perezi po shtyn për Michael Olisen, mund t’i kushtojë 160 milionë euro
Gjethet e dafinës të mira për tretje dhe kundër diabetit