Me rastin e “Ditës së Komunitetit Ashkali”, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim deputetin Artan Asllani dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit Ashkali.
Në njoftim bëhet e ditur se Haxhiu gjatë takimit ka theksuar kontributin e komunitetit Ashkali në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, si dhe angazhimin e përfaqësuesve dhe aktivistëve të tij.
Bashkëbiseduesit diskutuan për sfidat me të cilat përballet komuniteti dhe mbi mënyrën se si, duke bashkëpunuar, mund të kapërcehen ato së bashku.
“Diversiteti dhe bashkimi nuk janë thjesht forca jonë si shoqëri, por forca e vetë Republikës”, ka theksuar kryetarja Haxhiu.
“Duke falënderuar deputetin dhe përfaqësuesit për angazhimin e tyre, kryetarja e Kuvendit potencoi se krahas përpjekjeve të ekzekutivit për të mbështetur komunitetin, edhe Kuvendi do të vazhdojë të jetë i përkushtuar për barazi dhe mundësi të barabarta për të gjithë, veçanërisht për komunitetet joshumicë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.



Të tjera
Maska me uthull molle dhe sodë buke: Aknet dhe shenjat hiqen si me magji!
Çfarë duhet të dini para se të bëni vetullat microblanding
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse s’pini ujë mjaftueshëm, truri organi i parë që preket