Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav, sot ka përuruar një palestër të re sportive të financuar nga BE’ja, në Zveçan. Në njoftimin e BE’së, bëhet e ditur se investimit është në vlerë prej 2.5 milionë eurosh, dhe se, i njëjti prek rininë, përfshirjen dhe zhvillimin ekonomik.
Në postim thuhet edhe se, palestra është e projektuar për basketboll, hendboll, volejboll dhe aktivitete të tjera.
“Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i qëndrojë për krah Kosovës dhe të gjitha komuniteteve të saj, duke mbështetur reforma dhe duke investuar në projekte që sjellin përmirësime të prekshme në jetën e njerëzve dhe i ndihmojnë Kosovës të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së”, ka thënë Orav.



Të tjera
Lëvizja VETËVENDOSJE! Propozon Glauk Konjufcën për President, fton opozitën për konsensus
Kurti e Hamza në takim, seanca për presidentin pritet të mbahet sonte
Kusari-Lila nënshkruan vendim për caktimin e çmimeve të naftës pas rritjes nga ngjarjet në Lindjen e Mesme