Ekziston mundësia që sonte pas orës 19:00 të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së shtetit. Kështu kanë deklaruar deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje prapa kamerave për RTK-në.
Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket kësaj çështjeje.
Gjatë ditës në Kuvend thuajse të gjitha Grupet Parlamentare kanë pasur takime, derisa kanë mbetur edhe pak orë deri te skadimi i afatit kur vendi duhet të ketë një shef të ri shteti.
Ende nuk ka emra të deklaruar zyrtarisht që pritet t’i hyjnë garës për kreun e shtetit, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse tashmë janë deponuar nënshkrimet e deputetëve.
Një kandidat për president duhet t’i ketë 30 nënshkrime të domosdoshme për t’i hyrë garës presidenciale, ndërsa një deputet nuk mund të japë më shumë se një herë nënshkrimin e tij.



Të tjera
5 mënyra që të flini mirë sipas shkencëtarëve
Dita kur u shkrua historia, dhjetë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA
Dikur ishte 135 kile, sot ka një trup perfekt