Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar më Përfaqësuesen e Lartë, Kaja Kallas të cilën, siç u shpreh ajo, e ka falënderuar për mbështetjen në lidhje me integrimin evropian të Kosovës.
Osmani tha se pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, derisa tha se ka theksuar domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë.
“Në Bruksel, e falënderova Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas për mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës. Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar”, ka shkruar ajo.
Osmani gjithashtu i ka thënë Kallasit se do të punohet me të gjithë partnerët deri në heqjen e plotë të masave.



Të tjera
Çfarë nuk shkon me ju nëse ju del gjumi natën?
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialogun me Serbinë
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft me spekulime!