Dogana e Kosovës ka parandaluar dy raste kontrabande në pikën kufitare në Jarinjë.
“Rasti i parë: Gjatë një kontrolli të detajuar mbi një automjet të udhëtarëve, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë, zyrtarët doganorë zbuluan dhe sekuestruan rreth 300 gram argjend të padeklaruar. Malli ishte fshehur me qëllim të shmangies së detyrimeve doganore dhe futjes ilegale në tregun e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.
Rasti i dytë ka të bëj me tentativën për kontrabandim me sasi të konsiderueshme produktesh të qumështit, që ishin pa dokumentacionin e nevojshëm shoqërues dhe pa respektuar rregullat e importit të produkteve me prejardhje shtazore.
“Mallrat janë sekuestruar dhe procedurat ligjore janë duke u ndjekur në bashkëpunim me institucionet kompetente”, vazhdon komunikata.



Të tjera
Konjufca: Është koha që Kosova të nisë negociatat për anëtarësim në BE
Trepça e luan edhe ndeshjen e dytë në “Minatori” ndaj Bashkimit
Revolta në Madrid: A duhet të largohet Mbappe?