Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar një fitore të rëndësishme dhe plotësisht të merituar në kuadër të “Strandja Tournament”, që po zhvillohet në Sofia të Bulgarisë.
Në kategorinë deri në 60 kilogramë, ajo triumfoi me vendim unanim 5:0 ndaj boksieres nga Çekia, Barbora Maxova.
Përballja e zhvilluar në Sofje nxori në pah epërsinë e Sadikut përgjatë të tre raundeve. Gjyqtarët ndërkombëtarë e vlerësuan performancën e saj me rezultatet 30:26, 30:26, 29:27, 30:26 dhe 30:27, duke konfirmuar dominimin e plotë të saj në ring.
Me teknikë të saktë, lëvizje dinamike dhe goditje precize, Sadiku menaxhoi me zgjuarsi çdo moment të ndeshjes, pa i lënë hapësirë kundërshtares.
Fitorja bindëse 5:0 në këtë turne prestigjioz dëshmon formën e saj të lartë dhe përgatitjen serioze për sfidat e radhës./rtk



Të tjera
Kosova e para në rajon për perceptimin e sigurisë dhe orientimin pro-NATO, ndërsa Serbia renditet e fundit
10 gjërat që jua “vjedhin” energjinë suaj, sipas Dalai Lama
PDK vlerëson mbështetjen e Shqipërisë dhe kërkon agjendë të përbashkët për sfidat kombëtare