Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgim për tre persona të arrestuar më 24 shkurt, të dyshuar për shpërlarje parash.
Ata u ndaluan në Merdar teksa hynin në Kosovë me një furgon “Sprinter” me targa shqiptare, duke deklaruar se nuk kishin asgjë për të raportuar.
Gjatë kontrollit u zbuluan 18 pako me rreth 1 milion euro të fshehura në një hapësirë të modifikuar të automjetit.
Në mesin e të dyshuarve është edhe polici shqiptar Aurel Kaziu.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.



Të tjera
Astma dhe rreziqet e saj
Kurti e Rama në foton familjare të samitit të Komunitetit Politik Evropian
Karateistja Fortesa Orana gati për Kampionatin Evropian: Nuk do të ndalem!