Dosti me reagim të fortë: As grushtet e Samisë e as mllefi i Osmanit nuk e rrëzojnë Kurtin!

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj deklaratave dhe qëndrimeve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Llap.

Përmes një postimi në Facebook, ai akuzoi Osmanin për gjuhë përçarëse dhe për përfshirje aktive në fushatën kundër Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar se “as Samija me grushta e as Vjosa me llumin që po nxjerr nga goja nuk mund ta ndryshojnë votën e popullit të Kosovës”.

Dosti vlerësoi qëndrimin e Kurtit ndaj Osmanit si korrekt dhe akuzoi kundërshtarët politikë se po tentojnë të kontestojnë vullnetin e qytetarëve, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Është pritur me thirrjet e fuqishme “Albin Kurti – Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje – Vetëvendosje” dje, teksa ka vizituar Llapin ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

E si të mos mjaftonte kjo shuplakë e rëndë që mori, me cinizëm, fyerje e arrogancë, më pas në një konferencë shtypi i është drejtuar popullit të Kosovës me këto fjalë: “Ata për të cilët ju doni t’i votoni prapë edhe sot edhe njëherë tjetër, unë e opozita jemi në gjendje t’i çojmë sërish në zgjedhje të tjera pas 3 muajsh…” (???). No comment.

Sepse askush, qoftë edhe prej egoizmit të vet banal apo qoftë edhe prej budallallëkut të vet in extremis, nuk do guxonte kurrë të bënte një deklaratë të tillë kaq të papërgjegjshme mendërisht, përveç Vjosa Osmanit, tashmë të dalë mendsh.

Është pritur që të ishin Abdixhiku, Hamza e Ramushi në krye të fushatës anti-Kurti e anti-Vetëvendosje, por ja tek doli Vjosa mbi ta e në krye të tyre, duke vërtetuar tashmë mbi 100% gjithçka është shkruar, thënë e folur për të si aktore e dorës së parë në tradhtinë e madhe kundër Kosovës, popullit të saj e shtet-parlament-qeverisë së derisotme legjitime të Kurtit e Vetëvendosjes, të dalë nga vota e sovranit në zgjedhjet e fundit para disa muajve; votë të cilën s’duan ta njohin veç Vjosat e shokët e shoqet që i shkojnë asaj nga pas, në Prishtinë, në Beograd e në Tiranë.

“Ç’ka ka barku, nxjerr bardhaku” – thotë një fjalë e urtë dhe e mençur popullore shqiptare, oj Vjosë.

“Kush kërkon t’i bëjë gropën tjetrit, bie vetë i pari brenda në të.”

“Dielli nuk mbulohet dot me shoshë”, ndaj dhe “Fshati që duket nuk do kallauz”.

As fjalët e tua të mbushura me mllef e urrejtje, me shpifje e inate personale, e as “trimëritë” e ish-komandant Samisë, që tash ka zgjedhur t’i sulmojë kundërshtarët e vet duke i goditur me grushta, telefona e me gota kokës, duke i përgjakur…

E as shpirt-shiturit Baton & Berat me shokë, që paguhen prej Serbisë, s’e trembin e s’e ndalojnë dot Kosovën e popullin e saj që më 7 qershor t’ju tregojë juve vendin që meritoni, duan apo s’duan Vuçiçi në Beograd, Rama në Tiranë apo qoftë edhe ai Grenelli juaj nga përtej Atlantikut…