Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha priti sot për vizitë zyrtare një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht nga Iowa.
Sipas njoftimit, Hoxha informoi të pranishmit mbi situatën e sigurisë në Kosovë, mbi punën, angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe sigurimin e mbrojtjes për të gjithë qytetarët pa dallim, transmeton KosovaPost.
Ndër tjerash, në takim thuhet se u veçua bashkëpunimin i shkëlqyer me përfaqësuesit e ShBA-së dhe se “ky partneritet në bashkëpunim dhe mbështetje do të avancojë edhe më tej në fusha të ndryshme policore”.
Delegacioni i Iowas ka vazhduar me vizita zyrtare, ndër to vizitë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, ku u takua me stafin udhëheqës të Drejtorisë së Kryeqytetit dhe të stacionit.



Të tjera
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë
Ja sa orë duhet të flini sipas moshës që keni