Drejtoria e Arsimit ka njoftuar se për shkak të muajit të Ramazanit ka bërë rishikimin e organizimit të procesit mësimor në shkollat e Prishtinës.
Sipas njoftimit, mësimi do të fillojë nga ora 07:30. Gjithashtu, është vendosur që të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe të reduktohen pushimet e gjata.
Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit.
Postimi i plotë:
Të nderuar nxënës, prindër dhe staf i shkollave të kryeqytetit,
Për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në respekt të agjëruesve, Drejtoria e Arsimit ka rishikuar organizimin e procesit mësimor.
Është vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata.
Këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit.



Të tjera
Librat që duhet t’i lexoni patjetër gjatë jetës tuaj
Fjalim i Trump, rezolutë e përbashkët, kjo është agjenda e mbledhjes së parë të Bordit të Paqes
Pjesëmarrja e Osmanit në protestë, Rrahmani: Veprim dhe vendim i duhur – Mungesa e Kurtit mesazh jo i mirë, protestat kanë qenë zëri i tij