Drejtoria e Arsimit ka njoftuar se për shkak të muajit të Ramazanit ka bërë rishikimin e organizimit të procesit mësimor në shkollat e Prishtinës.
Sipas njoftimit, mësimi do të fillojë nga ora 07:30. Gjithashtu, është vendosur që të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe të reduktohen pushimet e gjata.
Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit.
Postimi i plotë:
Të nderuar nxënës, prindër dhe staf i shkollave të kryeqytetit,
Për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në respekt të agjëruesve, Drejtoria e Arsimit ka rishikuar organizimin e procesit mësimor.
Është vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata.
Këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit.



Të tjera
Mbledhja e Kryesisë së LDK-së, Haziri: Takimi ka të bëj për zgjedhjet
Xhenxhefili zvogëlon dhimbjen e muskujve pas ushtrimeve
Prokuroria e Prishtinës sekuestron rreth 100 mijë euro pasuri të dyshuara nga krimet kibernetike