Në Gjermani po shtohen rastet e provokimeve me drona, sidomos mbi aeroporte, kështu ka njoftuar gazetari Bahri Cani.
Ai ka thënë se vetëm në ditët e fundit, aeroporti i Mynihut është bllokuar dy herë, ndërsa mbrëmë u raportua një rast edhe në Frankfurt, duke shtuar se fatmirësisht, droni në Frankfurt rezultoi të ishte i një personi që e përdorte për hobi, por ai tani përballet me një gjobë të rëndë.
Shkrimi i plotë:
Për fat të mirë, atje është zbuluar shpejt se drona ishte e një personi që e kishte si “hobi” lëshimin e dronave, por këtë hobi do ta paguajë tani me dënim shumë të madh financiar.
Ndryshe, vetëm këtë vit në Gjermani janë regjistruar mbi aeroportin e Frankfurtit plot 35 pengime të fluturimit të avionëve me drona – deri në shtator. Ndrësa deri në gusht në të gjithë Gjermaninë ka pasur 144 pengime me drona, prej tyre 70 përqind në zonat e aeroporteve.
Siç shihet, deri tani në asnjë prej këtyre rasteve nuk ka pasur ndonjë problem serioz, por një fjalë popullore thotë: Ulu se nuk të ha qeni….



Të tjera
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën
Këshilla për gjumë të rehatshëm