Duket se këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Dua Lipa, nuk ka ndërmend të ndalet me performancat dhe paraqitjet fantastike nëpër koncerte e festivale.
Artistja shumë e talentuar, pak ditë më parë realizoi endrrën e saj që të jetë një nga performueset kryesore në Glastonbury.
Me nje energji të mrekullueshme, Dua elektrizoi skenën e Glastonbury, duke performuar hitet e saj të kahershme, po ashtu edhe këto të albumit të fundit.

Ajo nuk është ndalur me kaq, pasi këngëtarja vazhdoi me të njëjtën energji edhe në Belgjikë, në festivalin “Rock Werchter”.
Çka bën përshtypje është dukja e saj, me një ansambël të kuq të mbyllët, i cili i përshtatet shumë ngjyrës së saj të flokëve, tashmë ikonike.

Si përfundim, Dua dukej si një ‘superstar’ – ashtu siç edhe është.
Lajmi tjetër shumë emocionues që Dua e ndau me fansat e saj, ishte se ajo do të mbajë koncertin e saj në stadiumin Wembley verën e ardhshme, më 20 qershor.


Të tjera
Profesori zbërthen “planin” e Vuçiqit për Asociacionin – ka këtë thirrje urgjente për Kosovën!
Mungesa e Prokurorëve, kërcënim për efikasitetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë
Vendit i shtohen 344 ushtarë të FSK-së- Kurti: Kosova ka vendosur themelet e industrisë së mbrojtjes