Mbrojtësi i Holandës, Denzel Dumfries pati një reagim befasues kur u pyet për vendimin e diskutueshëm të penalltisë së Anglisë mbrëmjes e së mërkurës.
Anglia mundi Holandën me rezultat 2-1 të mërkurën për të vendosur një përballje përfundimtare në finale kundër Spanjës në Berlin të dielën mbrëma.
Kane fitoi penalltinë pas një përplasjeje me Dumfries, i cili tentoi të bllokonte goditjen e sulmuesit, por në vend të kësaj e goditi atë në këmbë.
Gjyqtari gjerman, Felix Zwayer rishikoi incidentin në VAR përpara se t’i jepte Anglisë një penallti, e cila u diskutua nga të gjithë.
Zëvendësuesi i pjesës së dytë, Ollie Watkins shënoi golin e fitores në minutën e 90-të dhe zbuloi se e kishte parashikuar saktë se çfarë do të ndodhte.
Dumfries foli gjithashtu për mediat pas ndeshjes gjysmëfinale të Euro 2024 dhe ndau mendimet e tij për incidentin e penalltisë me Kane.
Ai tha se nuk e ka bërë me ‘qëllim’ dhe merr të gjithë ‘përgjegjësinë’ për momentin.
“Unë marr të gjithë përgjegjësinë për momentin e penalltisë. Nuk e bëra me qëllim. Thjesht doja të bllokoja goditjen”, ka thënë Dumfries.
Të tjera
Vuçiq pret “probleme shumë më të mëdha në lidhje me Kosovën”
Kurti me thirrje për një front të bashkuar kundër varësisë
Sa është pagesa e kalimit me makinë në autostradat e vendit?