1

Dy gratë të dyshuara për abortin e paligjshëm në Podujevë – Prokuroria ndërmerr veprimet e para

Dy gra janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë ndihmuar viktimën të kryjë abort të paligjshëm. Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj konfirmoi për Insajderi se tashmë është lëshuar aktvendim për ndalimin e dy të dyshuarve.

Të njëjtat akuzohet për dy vepra penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, tha ajo.

Çka thuhet në raport të policisë?

Një grua shtatzëne nga Podujeva po dyshohet se ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK pasi kishte kryer abort të paligjshëm.

Rasti nga policia është cilësuar si “vrasje e foshnjës gjatë lindjes” , ndërkohë që janë arrestuar dy të dyshuara.

Të njëjtat thuhet se janë dërgua në mbajtje.

Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur ditën e djeshme, 30 qershor.