Dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike dje në një shkollë të mesme në Ferizaj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25, në korridorin pranë sallës së mësimdhënësve, ku janë përfshirë dy profesorë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas tij, situata është qetësuar menjëherë nga drejtoria e shkollës.
“Të dyja palët janë paraqitur në stacion policor dhe janë intervistuar nga Njësia e Hetimeve. Me urdhër të prokurorit, rasti është përpiluar “shënim zyrtar”, tha tutje Kanuni.



Të tjera
Hani dardha nëse doni të humbisni peshë
Të mirat shëndetësore nga udhëtimet
Shenjat që tregojnë se po plakeni shpejt