Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit në Veternik.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, bëri të ditur se rreth orës 03:25 të plagosurit janë sjellë në Qendrën Emergjente nga policia dhe ndihma e shpejtë.
Sipas tij, bëhet fjalë për dy persona të lindur në vitet 1995 dhe 1999, të cilët dyshohet se janë plagosur në një restorant në Veternik.
Ai theksoi se gjendja e tyre është stabile, ndërsa ka treguar se i janë nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.
Pas trajtimit në Qendrën Emergjente dhe konsultave me mjekë, pritet që të njëjtit të pranohen për trajtim të mëtejmë në repartin e Ortopedisë.



Të tjera
“Deklaratë e pazakontë: Korab Bajgora pas kërcënimit ndaj Ramush Haradinajt – ‘jam profeti i fundit’”
Profesori amerikan paralajmëron: Situata në Kosovë e qetë, por e brishtë, përmend Banjskën
“Ndërrim në krye të shtetit: Vjosa Osmani ia kalon detyrën Albulena Haxhiu”