Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do t’ia dorëzojë detyrën kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Sipas njoftimit nga Presidenca, ceremonia e dorëzim-pranimit do të mbahet në orën 16:00, në ambientet e Kabinetit të Presidentes.
Ky akt simbolik dhe institucional shënon kalimin formal të përgjegjësive, në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjet në fuqi.
Nga sot, Haxhiu do të ushtrojë përkohësisht funksionin e presidentes së vendit.



Të tjera
Lëngjet të cilat ju ndihmojnë të luftoni aneminë
Shkencëtarët ndalojnë pickimin e mushkonjave me ilaçe për dietë
Dy grada për policët me përvojë mbi 10 vjet