“Më 14.05.2026 në ora 23:50 në SPB Tetovë, M.M. (18) nga Tetova, ka raportuar se rreth orës 23:00, derisa po ecte në këmbë me shokun e tij L.F. (18) përgjatë rrugës “Lenin” në afërsi të urës së lumit Shkumbin, janë sulmuar fizikisht. Sipas raportimit, ata kanë vënë re një grup prej rreth njëzet të rinjsh që vizatonin grafite dhe njëri nga personavе u është drejtuar me fjalë provokuese në bazë nacionale. Menjëherë pas kësaj, grupi i ka rrethuar, me çka një person i maskuar e ka sulmuar fizikisht personin M.M., ndërsa një person tjetër ka sulmuar shokun e tij. Denoncuesi ka identifikuar njërin nga personat e grupit, i cili ishte L.Xh. nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.
Të tjera
Ish-trajneri i Chelseat merr drejtimin e skuadrës parisiene
Policia sekuestron armë, marihunë e fishekë në një shtëpi në Kaçanik
6 ushqime të shijshme që na ndihmojnë të biem në peshë