Policia e Kosovës, konkretisht drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës pas një pune hetimore disa mujore me datë 20.06.2024 ndaj një të dyshuari të identifikuar ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të RKS-së nën dyshimin e arsyeshëm se personi i dyshuar me iniciale (S.L.) duke vepruar në mënyrë individuale dhe në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile” gjatë luftës në Kosovë, në regjionin e Gjakovës (1998/1999).
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se konsultimet e fundit me prokurorin e rastit kanë rezultuar me vlerësimin qe veprimet e mëtejme hetimore të orientohen drejt sigurimit të prezencës së të pandehurit në këtë qështje penale.
Tutje bëhet e ditur se të njëjtit me urdhër nga organet e drejtësisë i është bastisë shtëpia në Leposaviq ku hetuesit kanë konfiskuar dëshmi relevante të cilat do të trajtohen gjatë procedurës së mëtejme hetimore.
I dyshuari është sjell në ambientet policore për procedura të mëtejme të intervistimit.
Të tjera
Anëtarët e kabinetit të presidentit dhe kryeministrit të Serbisë përleshën fizikisht në autostradë (Video)
Të ngrihemi kundër qeverisë para se të na hedhë në humnerë
Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, Parlamenti Evropian “e qorton” Serbinë