Një person është arrestuar në Prishtinë të shtunën nën dyshimin se ka kryer veprën penale të mashtrimit.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari kishte qëllim të përvetësonte pasuri në vlerë prej 51 mijë eurove.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“MASHTRIM. Prishtinë 26.03.2025-12:00. Me 26.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar, me qellim të përvetësimit pasuror për vete në shumën prej 51.000 euro. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Të tjera
Manchester City nis revolucionin pas sezonit pa titull, 200 milionë euro për përforcime të reja
Sinjalet e një krize nervore
Ushqim të shëndetshëm për mendje të shëndoshë