Hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë pranuar mbrëmë një informacion për një incident në Kaçanik.
IPK njofton se hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast pasi që dyshohet se gjatë arrestimit të një të dyshuari ka tejkalime të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor.
“Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor, konfirmon IPK.
“Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”, përfundon njoftimi.



Të tjera
Përfitimet shëndetësore nga bizelet
Eurodeputetja holandeze i bashkohet protestës: Qeveria duhet t’i dëgjojë qytetarët e saj. Fjala juaj do të dëgjohet…
Rritet në 1.719 numri i të vdekúrve nga tër*metet në Venezuelë