Boksieri shqiptar Meriton Karaxha i ka hedhur poshtë akuzat e Federatës Serbe, duke konfirmuar se nuk e ka kafshuar serbin Djordje Stojkovic, pasi kishte të vendosura mbrojtëse dhëmbësh, transmeton GAZETA PAPIRUS.
Të shtunën në turneun e “LNN Boxing Night”, Karaxha e fitoi me nokaut teknik përballjen ndaj Stojkovicit në kategorinë deri në 67 kilogramë, ku në raundin e katërt gjyqtari i dha fund ndeshjes.
Por, pas ndeshjes, mediat serbe dhe Federata filluan të “qajnë” për fitoren e Karaxhës, duke e akuzuar gjyqtarin se i dha fitore shqiptarit pa e merituar si dhe pretenduan se e kafshoi serbin.
Ai në një intervistë për Telegrafin i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza, ndërsa sipas tij serbi thjesht nuk po i përballonte assesi goditjet e tij të shumta.
“Ishte shumë me rëndësi për mua ky meçi me serbin sepse kisha shumë stres. Kurrë nuk kam pasur stres në asnjë ndeshje, veçse këtë herë ishte ndryshe sepse assesi nuk bënte ta humbja”.
“Unë nuk i kam kafshuar kurrë kundërshtarët e mi, e as këtë jo. Këtij nuk ja kom jep as dorën, as nuk i kam fol. Edhe kur kemi kryer matjen zyrtare, prapë nuk ia kam dhënë dorën. Krejt çka mendojsha ishte se këta neve në luftë na kanë vra gratë, fëmijët e familjen”.
“Prej raundit të parë ja kemi nis fortë. Kam shumë fuqi dhe e kam goditur shumë fortë, ai veç më kapke se u lodh prej goditjeve që i merrte. Në raundin e katërt më nuk mundi se e godita fort në bark dhe në kokë. Ja qela syrin edhe prapë tentoi me më kapë, por pastaj ja futa fortë në kokë dhe ky gjuajti me dorë, bëri kinse e kam kafshuar me dhëmbë, por si mundem ta kafshoj se aty i kam pasur edhe mbrojtësit e dhëmbëve”.
Edhe nëse gjyqtari nuk i jepte fund betejës, Karaxha është më i sigurt se kurrë se do të fitonte me nokaut, kurse ndihet i lumtur që ky triumf e ka vlerën e 90 pikëve.
“Unë jam shumë i kënaqur që e kam rrëzuar serbin në raundin e katërt me nokaut, por nëse kish vazhdu ndeshja prapë si prapë e kisha nokautu”.
“Njëjtë iu kam thënë edhe këtyre (Federatës) njësoi siç po ju njoftoj juve. Kryesorja i kam fituar 90 pikë më shumë”
Ai konfirmoi se në dhjetor do të zhvillojë edhe një meç tjetër e pastaj do t’ia mësyjë titullit të kampionit të botës IBO.
“Tash do ta zhvilloj edhe një ndeshje në dhjetor e pastaj do të rrahëm për titullin botëror IBO”.
Për fund, Karaxha nuk harroi t’i falënderonte tërë shqiptarët për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë.
“Jam shumë i kënaqur që kemi fituar veçse pse jemi shqiptar me emër të madh në botë. I falënderoj krejt shqiptarët prej krejt botës vetëm që e kanë pa këtë ndeshje kundër serbit. Jemi krenar me gjithë zemër që jemi shqiptar”, nënvizoi ai për Telegrafin.
Përndryshe, 33-vjeçari në karrierë deri më tani ka zhvilluar 48 meçe, ku ka shënuar 34 fitore (12 prej tyre me nokaut), katër barazime si dhe 10 humbje.
The post E akuzuan se e kafshoi serbin dhe fitoi padrejtësisht, Meriton Karaxha: Gënjeshtër, e rraha keq dhe do ta nokautoja appeared first on Kosovapost.net.
Të tjera
Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc
Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë
Fjalët e Manajt bëjnë jehonë në Beograd: “Provokues” – shkruajnë mediat serbe