Të martën, Kurti bën homazhe në përvjetorin e masakrës së Qyshkut

E bëra gjithmonë në shërbim të vendit

James Rubin, ish-nëndihmëssekretar amerikan i Shtetit gjatë luftës në Kosovë, ka dëshmuar sot në rastin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

Gjatë dëshmisë së tij, Rubin ka bërë të ditur se që në vitin 1999 kishte kuptuar për komunikimin e Ramush Haradinajt me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA), duke shtuar se ky komunikim kishte vazhduar ndër vite.

Lidhur me këtë deklaratë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka konfirmuar bashkëpunimin me institucionet amerikane, duke e konsideruar atë si një veprim në të mirë të Kosovës.

“Unë i gëzohem komunikimit me institucionet e Amerikës, sidomos me ato të sigurisë. E kam bërë gjithmonë në shërbim të vendit tim,” tha Haradinaj para mediave pas tubimit elektoral në Han të Elezit.

Ai shtoi se dëshmia e Rubin ka peshën e saj pozitive në procesin e Gjykatës Speciale.

“Nga përvoja ime në procese, kjo dëshmi tregon edhe kontekstin e luftës. Profili dhe personaliteti i z. Thaçi dhe të tjerëve nuk mund të anashkalohet. Kjo dëshmi e ka peshën e vet për të mirë,” u shpreh Haradinaj.