E djathta ekstreme e Francës është në ‘pole-pozicion’ pas raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare që konfirmoi dominimin e tyre në politikën franceze dhe i solli në portat e pushtetit.
Mbështetësit e Tubimit Kombëtar kundër imigracionit (RN) të Marine Le Pen, brohoritën ndërsa ajo tha se “blloku makronist i presidentit është zhdukur plotësisht”.
“Unë synoj të jem kryeministre për të gjithë francezët, nëse francezët na japin votat e tyre”, tha lideri 28-vjeçar i partisë RN, Jordan Bardella.
Asnjëherë më parë e djathta ekstreme nuk ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare franceze. Fakti i thjeshtë që është bërë i mundur është historik, thotë komentatori veteran Alain Duhamel.
Ajo që Marine Le Pen dhe Jordan Bardella duan është një shumicë absolute prej 289 vendesh në Asamblenë Kombëtare me 577 vende.
Parashikimet e vendeve për balotazhin e raundit të dytë të së dielës së ardhshme, sugjerojnë se ata mund të dështojnë.
Pa një shumicë absolute, Franca do të ketë një parlament të varur dhe RN nuk do të jetë në gjendje të zbatojë planet e saj për emigracionin, uljen e taksave dhe ligjin dhe rendin.
Nuk kishte nevojë që Emmanuel Macron t’i thërriste këto zgjedhje, por pas fitores së RN në zgjedhjet evropiane ai tha se ishte “zgjidhja më e përgjegjshme”.
Të tjera
Biseda e Kurtit me komedianët rusë, Peci: Fati që nuk është zbuluar ndonjë sekret shtetëror, është emergjente që qeveria të bëhet nga opozita
Tërmeti i fuqishëm në Mianmar që preku edhe qytetet e tjera, momenti kur një ndërtesë gjigante shembet në Tajlandë
Dërguti për Kurtin: E ka fokusin tek vetvetja, një lloj narcisizmi që Kosova po e paguan çmimin