Pas publikimit të listës për ndeshjet e muajit tetor, Sylvinho doli në konferencë për shtyp përballë gazetarëve kur arsyetoi për të gjitha zgjedhjet e tij.
Braziliani tregoi se rëndësia që ka sfida me Serbinë është maksimale dhe për këtë kushdo të futet në fushë, është i sigurt se do të japi maksimumin.
“Besoj absolutisht te lojtarët tonë. Nuk është momenti i eksperimenteve. Është një moment shumë i rëndësishëm i kualifikimit, ne njohim shumë mirë lojtarët. Padyshim që për dëmtim kemi Klisman Caken që hyn në grup. Ne shkojmë atje në garë, në gjendje për t’u kualifikuar, ata janë të fortë, me shumë eksperiencë. Siç e themi gjithmonë, futbolli luhet 90 minuta.
Nuk është definitive sepse janë edhe dy të tjera përveçse me Serbinë. Gripshin e kam parë prej 6 muajsh dhe më pëlqen. Mehmetin e kemi vizituar, por ne kemi shumë lojtarë në krahun e majtë. Seferi ka bërë mirë, por është një numër i kufizuar që duhet të zgjedh. Çokaj më ka pëlqyer shumë, por në thelb kjo është lista. Muçi gjithashtu ka nisur një rrugëtim të ri, por siç e thashë ka shumë lojtarë në krahun e majtë. Detyra ime është të zgjedh lojtarët”, tha Sylvinho.



Të tjera
Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij
Avokati i Thaçit i reagon Speciales: Çdo ankesë e të akuzuarve është refuzuar nga Apeli
Presidentja e Sllovenisë paralajmëron qeverinë e re për shkeljet në G@za dhe të ligjit ndërkombëtar