Hoti i replikon Osmanit: Pesë vite demagogji e mashtrime, mandatin po e përfundon pa asnjë rezultat

E lane jashtë 10-shes së LDK-së, reagon Hoti

Në ditën e fundit të afatit për dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë, Lidhja Demokratike ka vendosur të bëjë disa ndryshime në renditjen e numrave, përcjell KosovaPost.

Me ardhjen e Vjosa Osmanit dhe ekipit të saj në LDK, ka ndryshuar edhe renditja e kandidatëve për deputetë nga ky subjekt, shkruan IndeksOnline.

U raportua se për herë të parë prej shumë kohësh, Avdullah Hoti është lënë jashtë 10-shes së partisë, duke u renditur i 11-ti.

Mbi këtë, ka reaguar edhe vet Hoti, duke thënë se numrat i përcaktojnë qytetarët.

“Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët.

I juaji,

Avdullah Hoti” shkroi ai.