Në prime-n e së shtunës, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania 4”, Rizarta Hoxha iu bashkua studios së spektaklit dhe dha përshtypjet e saj mbi eksperiencën e saj në këtë format të njohur.
Gjatë intervistës, moderatori i bëri një pyetje të sikletshme lidhur me një moment intim mes saj dhe Aldos, që kishte shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.
Kujtojmë se gjatë kohës që ishin në shtëpi, banorët Aldo dhe Rizarta ndodheshin në krevat të mbuluar, kur Aldo i tha: “Shtrëngoje,” një moment që u keqkuptua nga shumica e publikut dhe shkoi viral në rrjet.
Në studio, moderatori i “BBVA4” i drejtoi Rizartës pyetjen: “A e kishe të fortë Aldon kur ia shtrëngove?” Kjo pyetje e shtangu ish-banoren, por pas pak, ajo e sqaroi situatën.
Rizarta shpjegoi se momenti ishte keqkuptuar dhe shtoi se Aldo i kishte kërkuar të prekte muskujt e barkut të tij dhe jo diçka tjetër.
Pas këtij prime, Rizarta ndau një video nga ambientet e studios së “BBVA4”, ku shkroi një mesazh për fansat: “Është në rregull e vogla ime, të bën pis, por ti je më e pastra prej të gjithëve.”



Të tjera
Të hiqen të gjitha masat e Kosova ta marrë statusin e kandidatit
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja në vitin e parë, mbi 20 mijë euro për secilin fëmijë deri në moshën 16 vjeç