Policia e Kosovës ka arrestuar në Viti, një mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar të miturën 16 vjeçare, me të cilën thuhet se kishte qenë në lidhje.
Sipas policisë më 17 qershor 2024 në orën 23:00, i njëjti dyshohet se kishte marrë me vete të miturën nga Zvicra në Kosovë.
“Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti është cilësuar si “dhunim” dhe viktima është strehuar përkohësisht në një strehimore”, njofton policia.
Ndërkohë, i dyshuari është dërguar në mbajtje për të vazhduar hetimet e mëtejshme.



Të tjera
Shkulja e qimeve të hundës mund të jetë vdekjeprurëse
Veturat me targa serbe hynë kundërligjshëm në Kosovë, drejtuesit në polici
Neymar përsëri jashtë, e rrezikon ftesën te Brazili