E vërteta e veturës luksoze në Serbi, lidhja e saj me Vulinin dhe ndihmën e tij për arratisjen e një rusi që kontrabandonte armë

Në seancën e djeshme të Kuvendit, Sllavica Radovanoviq, deputete e Lëvizjes Kombëtare të Serbisë dhe kolonel i pensionuar i policisë, deklaroi se vetura Mercedes BRABUS ndodhet në garazhin e SIV dhe se nënkryetarja aktuale e Qeverisë së Serbisë po e përdor. Kushton sa tre apartamente në Beogradin e Ri.

Gjithçka nisi me fjalimin e Miroslav Aleksiçit, i cili tha se zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ishte bashkëpunëtor në arratisjen e një kontrabandisti rus të armëve dhe se ai drejtonte një Mercedes BRABUS G class. Pas reagimit të Vulin-it dhe shpjegimit se vetura në fakt është sekuestruar nga policia, Sllavica Radovanoviq është përgjigjur dhe ka shpjeguar se nuk është veturë e sekuestruar por veturë zyrtare.

Sa kushton dhe si duket Mercedes G class BRABUS?

Mercedes G class BRABUS konsiderohet si një nga SUV-të më të fortë në botë. Çmimi i saj është 660.000 euro. Siç shkruan “Magazinauto”, përveç fuqisë së madhe, çift rrotullimi maksimal është më i madh se shumë kamionë – me 1500 njuton metra mund të lëvizë edhe një urë. Shpejtësinë 100 km/h e arrin për vetëm 3,9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 270 km/h.

Me ardhjen e G-Class krejt të re, cikli i akordimit fillon nga e para. Për akordimin e parë, u bë një nxitje e lehtë. Mercedes G500 i fabrikës ka 422 kuaj fuqi, dhe Brabus e rriti atë në 500 kuaj dhe 710 Nm.

Edhe pse është faza fillestare e akordimit, është më se e mjaftueshme për të arritur nga 0 në 100 km/h për 5.7 sekonda. Është interesante se shpejtësia maksimale është e kufizuar në 210 km/h