Përveç AAK-së dhe PDK-së edhe Nisma Socialdemokrate ka shprehur mbështetjen e plotë për protestën e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta, përcjell KosovaPost.
Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook, thotë se e tij rreshtohet krah për krah me organizatat që përfaqësojnë ata që kontribuuan në luftën çlirimtare të UÇK-së.
“Ne besojmë se e drejta është në anën tonë dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, çlirimtare dhe thellësisht e drejtë. NISMA do të jetë gjithmonë në mbështetje të përpjekjeve që synojnë ruajtjen e vlerave të luftës, si dhe dinjitetin e të gjithë atyre që dhanë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në postim.
Protesta kundër Gjykatës Speciale do të mbahet më 7 gusht duke filluar nga ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.




Të tjera
FIFA rrit çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës në gati 33,000 dollarë
Nuk e dini sa e rrezikshme është të flini me telefon afër kokës
Çiftet që pinë së bashku janë më të lumtur, e dini pse?